VUSHTRRI | MJEKU AVDULLAH VOJVODA U ARRESTUA; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 28
- 1 min read

Vushtrri, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan:
1- Z. Avdullah Vojvoda, me moshë 61 vjeç, me profesion mjek.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në korrupsion dhe në shpërdorim detyre, vepra penale të lidhura me lëshim vërtetimesh të ndryshme mjekësore për subjekte të ndryshëm në këmbim të shumave financiare që varionin nga dhjetë (10) € deri në pesëdhjetë (50) €.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Marrja e ryshfetit”.
2- “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments