Fier, Shqipëri | Sonte në mbrëmje në lagjen “11 janari” të Fierit u vra me armë të ftohtë (thikë) z. Xhimi Bakaj.
Si doras akuzohet z. Xhuliano Miho, i cili, u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.
Kumtohet se z. Miho, me moshë 39-vjeç qëlloi disa herë me thikë bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes së tij, z. Bakaj.
Shkak për vrasjen kumtohet se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments