VRASËSI I DYSHUAR I BRAIN (BRIAN) DOLI NË GJYKATË NË JORKUN E RI PËR NJË SEANCË TË RE | SHUMË MBËSHTETËS KËRKONIN LIRIMIN E TIJ SEPSE E KONSIDEROJNË HERO.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 22
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Vrasësi i dyshuar 26-vjeçar i z. Brain (Brian) Thompson u ndalua në një restorant të ushqimit të shpejtë.
Ai kishte me vete ndër të tjera një manifest politik: “Kërkoj falje për traumën e krijuar por duhej bërë, duhej eliminuar ky parazit”.
Z. Luixhi Manxhone (Luigi Mangione), i akuzuar për vrasjen e CEO të UnitedHealthcare, Brain (Brian) Thompson më 4 dhjetor 2025, doli në gjykatë në Jorkun e Ri për një seancë të re.
Ai mbërriti me duar dhe kyçin e këmbëve të prangosura, i veshur me një jelek antiplumb mbi një pulovër jeshile.
Për ta pritur, brenda dhe jashtë sallës së gjyqit, shumë mbështetës të tij me bluza dhe tabela me shkrimin: “Lironi Luixhin”.
Ai përballet me akuza të shumta për vdekjen e z. Thompson, i cili, u qëllua për vdekje në një trotuar më 4 dhjetor 2024 jashtë një hoteli në Midtown Manhattan ndërsa po shkonte për në një konferencë investitore.
Historia, e cila u shfaq menjëherë e qartë, mori konotacione të papritura.
Pamjet e kamerave të sigurisë, arma me silenciator dhe dokumenti fals që i riu kishte me vete dukeshin si prova pa ekuivoke.
Por më pas ai manifest politik ndryshoi gjithçka: “Kërkoj falje për traumën e krijuar, por duhej bërë, duhej ta eliminonim këtë parazit”.
Mijëra njerëz kanë shenjtëruar Luixhin, i cili nga një vrasës i supozuar - për shumë - është bërë hero.
Arsyet e këtij fenomeni mund të shpjegohen me rolin e UnitedHealth Group në ShBA-ës.
Një kompani që mburret me 7.8 milionë njerëz të siguruar: ofruesi më i madh në vend i planeve Medicare Advantage.
Ditët e fundit, gazzeta Wall Street Journal zbuloi se zyrtarët federalë kanë nisur një hetim për mashtrimin civil në veçanti mbi mënyrat në të cilat grupi regjistron diagnoza që çojnë në pagesa shtesë për planet e tij.
Por UnitedHealth tha se nuk ishte në dijeni për këtë.
Z. Manxhone (Mangione) është deklaruar i pafajshëm për akuza të shumta të vrasjeve, duke përfshirë vrasjen terroriste.
I mbajtur në një burg federal të Bruklinit së bashku me disa të pandehur të tjerë të profilit të lartë, duke përfshirë Sean “Diddy” Combs dhe Sam Bankman-Fried, i riu, një i diplomuar në Universitetin e Pensilvanisë dhe inxhinier në Kaliforni, është deklaruar i pafajshëm për akuzat shtetërore, por nuk ka pranuar ende një pranim fajësie ndaj atyre federale.
Ai rrezikon “dënimin me vdekje.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments