top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VOTOVA SI DESHA VETË DHE KUR DESHA VETË!

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 11
  • 3 min read

Tiranë, Shqipëri | Tani që orari zyrtar i votimit u mbyll po e deklaroj botërisht votën time.


Aktin e votimit e kreva në shkollën 9-vjeçare të fshatit Yrshek (Nj.A. Kashar).


Vota ime shkoi për subjektin politik pushtet-kërkues të drejtuar nga z. Agron Shehaj.


Sepse:

1- Nuk ka precedentë kriminalë që lidhen me vjedhjen e parave të buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë në asnjë lloj forme.


2- Ka kontribut të jashtëzakonshëm për këthimin në Atdhe të eshtrave të madhështorit të Çështjes Kombëtare Shqiptare, Yllit Nordik të Shqiptarizmës, Mid’hat Frashërit, dhe njëkohësisht, nderimin e Tij me ceremonial shtetëror.


3- Gjatë L2B-së gjyshi im Kurti Duka ka qenë pjesëtar i Çetës së Ballit Kombëtar të drejtuar nga Dulja i Alarupit (Abdulla Mazelli).


Duke votuar z. Shehaj nderova edhe gjyshin tim, i cili, ka luftuar që në Shqipëri të kishte shtet demokratik (jo shtet titist, stalinist dhe pol-potist, shtet gjakatar që u shkeli dhe u përdhosi shqiptarëve liritë dhe të drejtat themelore njerëzore për gjysëm shekulli dhe i bëri që pas viteve 1990-të të merrnin malet dhe detet për t'u larguar nga Shqipëria - edhe për shkak të skamjes dhe të varfërisë materiale që kishte pllakosur vendin, ikje që vazhdon edhe sot e kësaj dite, aq të rënda ishin dhe mbeten aktualisht pasojat e atij regjimi anti-shqiptar).


4- Kam marrë shumë mesazhe për t’u afruar me strukturat e partisë së drejtuar prej z. Shehaj, por, për shkaqe që nuk mund t’i ndaj botërisht me Ju, nuk u jam përgjigjur duke qëndruar në heshtje.


Kaq.

Arsye më se të bollshme për ta votuar.


Në lidhje me kandidatin/en votova znj. Antonela Lala.


Kam një njohje shumë interesante me znj. Lala, e cila, daton shumë herët në kohë, mbi 10 vjet të shkuara.


Ishte një kohë atëhere kur u arrestova dhe u akuzova se kisha goditur me levë një agjent të Shtetit Islamik që vepronte në fshatin Yrshek.


Segmentet e korruptuara të prokurorisë së Tiranës me arrestuan në shenjë hakmarrjeje sepse pata denoncuar botërisht dhe institucionalisht faktin se krimet ordinere që kryheshin në fshatin Yrshek, të Njësisë Admininistrative Kashar, të Bashkisë Tiranë fshiheshin nga segmentet e korruptuara dhe të degjeneruara profesionalisht të Policisë dhe të Prokurorisë vendore.


Gjatë kryerjes së procedurave penale znj. Lala m’u caktua avokate kryesisht.


Kjo, sepse, gjithmonë kam refuzuar të pajtoj avokat kur kam pasur çështje penale (një tip si unë ka pasur jo pak - natyrisht jo se kam natyrë kriminale, përkundrazi, por, sepse nuk u’a kam bërë të gjatë këlyshëve të botës së krimit kur e kanë kruajtur kurrizin - dhe nuk do t’ua bëj edhe në të ardhmen), dhe kjo, për shkak se i kam konsideruar si subjekte thellësisht të korruptuar, si sekeserë të rëndomtë që marrin një dorë me pare nga subjektet nën procedurë penale dhe më pas i ndajnë me OPGj-të, prokurorët dhe gjyqtarët në funksion të lëshimit të indulgjencave penale.


Procedurat penale zgjatën pak, sepse, më tej u amnistova nga ndjekja penale.


Gjithësesi, emrin e saj e pata shënuar dhe ja ku erdhi koha t'i këthej reston (koha ka treguar se unë ua këthej të gjithëve reston, për të mirë a për të keq).


Në përfundim, nqs nuk e gjeni votën time drejtuar Jush, ta dini mirë se ua kanë vjedhur neo-stalinistët në pushtet në bashkëpunim kriminal me ata në gjoja opozitë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page