Vlorë, Shqipëri | Situata në qytetin e Vlorës është katastrofike.
Janë përmbytur rrugët dhe banesat.
Të tjera qytete nën pushtetin e ujit janë Vlora, Durrësi, Librazhdi, Lezha, Tirana, Fier e Pogradeci.
Pothuaj 30 familje të cilat rrezikoheshin nga përmbytjet janë evakuuar.
Për shkak se niveli i ujit në disa zona ka shkuar në 30-40 cm OSSHT ndërpreu furnizimin me energji elektrike në Vlorë.
Edhe furnizimi me ujë të pijshëm u ndërpre.
Qytetarët ankohen se e kanë të pamundur të shkarkojnë ujin me pompa nga banesat e përmbytura.
“Sikurse ishte parashikuar, vendi ynë është gjendur në kushte atmosferike të këqija, karakterizuar me reshje të dendura shiu dhe shkarkesa atmosferike. Vlora është zona më e prekur, ku reshjet e dendura kanë përmbytur shumë zona. Si pasojë e prezencës së ujit, për të evituar probleme të mëtejshme në rrjetin elektrik, ekipet e OSSH Vlorë kanë marrë masa duke stakuar disa fidera si masë sigurie deri në normalizim të situatës. Do të ketë mungesë të energjisë deri në momentin e largimit të ujit dhe kontrollit të kabinave. Ekipet e gatishmërisë do të jenë në terren për të risjellë sa më shpejt energjinë”, thuhet në reagimin e OSSH-së të Vlorës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios