top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VLORË: U TENTUA TË VRITEJ KEVIN HAJRULLA (DJALI I XHAXHAIT I INEZ HAJRULLËS) | I PLAGOSUR MBETI QYTETARI I PAFAJSHËM ARMAND SPAHIU.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Vlorë, Shqipëri | Subjekte të paidentifikuar kanë hapur zjarr luftarak ndaj një automjeti në lëvizje në lagjen “Çole”, në të cilin ndodhej z. Kevin Hajrulla, me moshë 30 vjeç (djali i xhaxhait i z. Inez Hajrulla).

 

Ai mbeti i plagosur dhe përfundoi në gjendje të rëndë në spital.

 

Dorasit dyshohet se kanë qëlluar po nga një automjet në lëvizje, duke hapur zjarr me kallashnikov.

 

Automjeti i markës “Mercedes-Benz” me të cilin lëvizje z. Hajrulla u shpua nga plumbat.

 

I plagosur mbeti edhe një qytetar i pafajshëm, i quajtur Armand Spahiu.

I plagosuri Armand Spahiu.

Ai ka marrë një plumb në trup, teksa ishte duke shitur në një dyqan frutash-perimesh.

 

Ai ndodhet në kujdesin e mjekëve.

 

Një automjet u gjet i djegur në fshatin Panaja.

 

Njoftim | Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”.

 

Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

 

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

 

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page