top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VLORË: U ARRESTUAN: EMILJANO AHMETI DHE ARTUR RAMA | TREGTARË DROGE ME PAKICË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 24
  • 1 min read

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Emiljano Ahmeti.

2- Z. Artur Rama.


Ata akuzohen si tregtarë drogërash me pakicë në Vlorë dhe në Sarandë.


Njoftim | Specialistët për Hetimin e Narkotikëve Vlorë, në bashkëpunim me komisariatin e Policisë Delvinë dhe Forcën e Posaçme Shqiponja, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan goditjen e 2 rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.


Si rezultat, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. A., 18 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë; A. R., 33 vjeç, banues në Vlorë.


Dosja mbi dy rastet i kaloi prokurorisë vendore, për hetime të mëtejshme, me akuzën “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page