VLORË | U ARRESTUAN AGRON YZEIRAJ (BANUES NË FIER); NERITAN AVDIU (BANUES NË QEPARO); KLAUDJA SADIKU (BANUESE NË FSHATIN BERDENESH); ELDI BESHAJ (BANUES NË LAGJEN NR. 4, SARANDË) | TREGTARË DROGE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 25
- 1 min read

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Agron Yzeiraj, me moshë 44 vjeç, banues në Fier.
2- Z. Neritan Avdiu, me moshë 30 vjeç, banues në Qeparo.
3- Znj. Klaudja Sadiku, me moshë 31 vjeçe, banuese në fshatin Berdenesh, Sarandë.
4- Z. Eldi Beshaj, me moshë 42 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë.
Njoftim | Në kuadër të masave të marra për rritjen e sigurisë gjatë sezonit turistik, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë kanë intensifikuar kontrollet në rrugë, banesa dhe ambiente të tjera publike dhe private, me fokus zonat bregdetare dhe turistike.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, u arrestuan në flagrancë 4 shtetas që posedonin në banesat e tyre, në Vlorë, Qeparo dhe Sarandë, lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, të dyshuara me qëllim shitjen në zona turistike, konkretisht shtetasit:
A. Y., 44 vjeç, banues në Fier N. A., 30 vjeç, banues në Qeparo, K. S., 31 vjeçe, banuese në fshatin Berdenesh, Sarandë dhe E. B., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë.
Materialet procedurale u referuan në Prokuroritë përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments