top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VLORË | INSPEKTORATI KOMBËTAR I MBROJTJES SË TERRITORIT PO SHEMB OBJEKTE TË NDËRTUARA PA LEJE NË QEPARO + LLOGARA + HIMARË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 29
  • 1 min read

Vlorë, Shqipëri | Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vazhdon aksionin kundër ndërtimeve pa leje në bregdet duke shembur disa objekte në zonat e Qeparosë, Llogarasë dhe Himarës.


Në zonën e Llogarasë, pjesë e Njësisë Administrative Orikum, u prish një objekt pa leje me sipërfaqe 53 metra katrorë, njëkatësh, i ndërtuar me muraturë dhe i mbuluar me soletë.


Objekti ishte skualifikuar më herët nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.


Në plazhin e Filikurit në Bashkinë Himarë u shemb një objekt me mur guri dhe betoni, me gjatësi 290 metra dhe lartësi 2 metra.


Në Qeparo, u shemb një objekt dykatësh me konstruksion betonarme dhe metalik i ndërtuar pa leje me sipërfaqe prej 264 metrash katrorë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page