Bruksel, Belgjikë | Ka gjithnjë e më shumë gjasa që viti 2024 të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar, pavarësisht se korriku i dha fund serisë prej 13 rekordeve radhazi dhe fenomeni klimatik i quajtur “El Niño” gjithashtu mori fund.
Këtë e bëri të ditur sot Observatori Evropian i Kopernikut.
“Me një mesatare mujore globale prej 16.91°C, muaji i kaluar ishte edhe korriku i dytë më i ngrohtë dhe muaji i dytë më i ngrohtë në rekord, duke u renditur vetëm 0.04°C nën rekordin e muajit korrik të vitit 2023”, siç shpjegohet nga observatori në buletinin e tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments