top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VITERBO: FAKULTETI I BUJQËSISË U PËRFSHI NGA FLAKËT E ZJARRIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 4
  • 1 min read

Viterbo, Itali | Një zjarr i fuqishëm shpërtheu pak pas orës 10:00 në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Tuskias (Tuscias) në Viterbo.


Flakët filluan nga çatia dhe u përhapën shpejt, duke rrezikuar laboratorët e kimisë dhe gjenetikës ku ruheshin substanca shumë të ndezshme, përfshirë etanol dhe azot.


Studentët, mësuesit dhe stafi u evakuan menjëherë nga ambientet e universitetit.


U krijua një kordon sigurie me rreze 500 metrash.


Njësitë e zjarrfikësve, me ndihmën e forcave të specializuara të ushtrisë, po punojnë intensivisht për shurajen e flakëve.


Bashkia e Viterbos i ka bërë apel banorëve të mos i afrohen zonës së operacioneve dhe të mbajnë dritaret e shtëpive të mbyllura në një rreze prej një kilometri për shkak të tymit të dendur që është i dukshëm nga shumë pika të qytetit.


Policia lokale ka bllokuar rrugët hyrëse në vendin e ngjarjes për të siguruar mbarëvajtjen e ndërhyrjeve.


Situata vijon të monitorohet nga afër, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për shkaqet e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page