top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VIETNAMI DREJT ENERGJISË BËRTHAMORE | KRYEMINISTRI PHAM MINH CHINH: TERMOCENTRALI NINH THUAN DO TË PËRFUNDOJË DERI NË VITIN 2030.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 4
  • 1 min read

Ho Shi Min, Vietnam | Kryeministri vietnamez Pham Minh Chinh u bëri thirrje sot autoriteteve përkatëse të përshpejtojnë zhvillimin e projektit të termocentralit bërthamor Ninh Thuan gjatë takimit të dytë të komitetit drejtues për ndërtimin e centralit.

 

Rinisja e projektit Ninh Thuan, i miratuar fillimisht nga Asambleja e 12-të Kombëtare në vitin 2009, por e pezulluar në vitin 2016, shënon një ndryshim të rëndësishëm në strategjinë energjetike të Vietnamit.

 

Projekti, i cili, përfshin dy termocentrale me një kapacitet total prej mbi 4000 MW, mori miratimet në parim nga Komiteti Qendror i Partisë dhe Asambleja Kombëtare në fund të vitit 2024.

 

Gjatë takimit, Pham Minh Chinh caktoi 2030-ën si afat përfundimi i uzinës, investitorët kryesorë të së cilës janë Vietnam Electricity (Evn) dhe Vietnam Oil and Gas Group (Petrovietnam).

 

Por burime shtesë financimi janë duke u eksploruar”, tha ai, duke theksuar përparësinë urgjente të zhvillimit të energjisë së gjelbër dhe të qëndrueshme, me energjinë bërthamore që shihet si një zgjidhje vendimtare.

 

Vietnami po përpiqet të arrijë rritje ekonomike 8% në 2025 dhe zgjerim dyshifror në vitet pasuese, me rritje vjetore të kërkesës për energji prej 12-16%, veçanërisht në sektorë në zhvillim si inteligjenca artificiale, kompjuteri cloud, Interneti i Gjërave dhe të dhëna të mëdha”, tha kryeministri.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page