Hanoi, Vietnam | Numri i viktimave të rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga shiu i dendur që ra në një furgon 16-vendësh që udhëtonte në provincën malore të Ha Giang, në Vietnamin verior, është rritur në 11.
Katër persona janë transportuar në spital, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Sipas Vietnam Express, disa automjete që kalonin zonën u bllokuan nga një rrëshqitje dheu.
Një rrëshqitje e dytë e papritur më pas përfshiu dhe varrosi disa njerëz që po ndihmonin për të shtyrë furgonin nga zona kritike.
Qendra Kombëtare e Vietnamit për Parashikimet Hidrometeorologjike raportoi se rreth 290 mm shi ranë në zonë midis orës 19:00 të së premtes dhe 7 të mëngjesit të së shtunës, duke i bërë të vështira operacionet e rikuperimit dhe shpëtimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments