top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

VIDEO | U EKSTRADUA NGA GREQIA FIRDEUS BERBERI | AKUZOHET PËR SULM ME ARMË ZJARRI NDAJ JOHAN MUÇLLARIT DHE NDAJ HOTEL VOLOREKËS NË POGRADEC.


Tiranë, Shqipëri | Z. Fideus Berberi u ekstradua sot nga Greqia drejt Shqipërisë.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar.

 

Ai u arrestua në Greqi së bashku me z. Laert Haxhiu më maj 2023, teksa ndodhej në të njëjtin automjet me të.

 

Ai ishte shpallur në kërkim policor qysh prej 25 qershorit të dy viteve më parë, pasi akuzohet se në bashkëpunim me z. Griseld Maxhari plagosën me armë zjarri z. Johan Muçllari.

 

Më 25 prill të vitit 2022 ata krye një sulm me armë zjarri kundër z. Johan Muçllari, i cili, është djali i z. Jetmir Muçllari, pronari i hotel “Voloreka”, në Pogradec.

 

Z. Firdeus Berberi ka një proces të hapur pranë gjykatës së Korçës, ku akuzohet për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, “Prishje e qetësisë publike”.

 

Ai është pjesë e grupit të strukturuar kriminal nën drejtimin e z. Laert Haxhiu.

 

Z. Firdeus Berberi është djali i z. Ilir Berberi (i njohur në Pogradec me nofkën “Liri i Rushkës”), subjekt me precedent të theksuar kriminalë.

 

Nga aktet proceduriale penale kumtohet se z. Berberi shtiu 4 herë me armë zjarri në drejtim të z. Johan Muçllari, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e këmbës.

 

Në pamundësi për ta vrarë me armë zjarri ndërsa z. Johan Muçllari ndodhej i shtrirë në rrugë, z. Firdeus Berberi, e ka sulmuar sërish, por këtë herë me thikë.

 

Njoftim | Ekstradohet nga Greqia në Shqipëri shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar F. B.

 

Në kuadër të masave të marra për zbatimin e operacionit “Para drejtësisë” dhe aktivitetit intensiv të Policisë së Shtetit për shkëmbimin e informacionit me vendet e organizatat partnere për arrestimin, ekstradimin, sjelljen drejt Shqipërisë dhe vendosjen në dispozicion të organeve të drejtësisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, sot u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit Firdeuss Berberi.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Pogradec, me vendim penal të datës 29.04.2022, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.

 

Më datë 25.04.2022, në Pogradec, dyshohet se shtetasi Firdeuss Berberi, në bashkëpunim me shtetasin G. M. kanë plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin J. M.

 

Si rezultat i bashkëpunimit të “Interpol Tirana” me “Interpol Athina” u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page