Buenos Aries, Argjentinë | Në Argjentinë është bërë publike një video tronditëse e prezantueses dhe influencueses televizive Tamara Pettinato, me ish-kreun e shtetit Alberto Fernandez, i akuzuar ndër të tjera për lëndime të rënda, shpërdorim detyre dhe kërcënime shtrënguese ndaj ish-partneres së tij Fabiola Janez (Yanez).
Në filmin (i fundit nga tre), i cili i referohet një takimi mes z. Fernandez dhe znj. Pettinato në Kaza (Casa) Rosada në muajin janar të vitit 2022, i botuar ekskluzivisht nga portali argjentinas Infobae, gazetarja shfaqet e ulur në karrigen presidenciale.
Në fillim të videos dëgjohet duke flirtuar ish-kreu i shtetit: “Tani duhet të ma thuash”.
“Të dua shumë, të dua”, përgjigjet Pettinato.
“A je i sigurt”, pyet ish-presidenti.
Prezantuesja bën shaka: “Pak a shumë. Por tani që jam president do të të vras”.
“Por më do apo nuk më do?”, këmbëngul sërish z. Fernandez teksa regjistron me celular.
“Të dua. Dhe prandaj do të të vras tani”, përfundon znj. Pettinato.
Videoja e re mbërrin në mes të zhurmës së shkaktuar nga ankesa e fundit e z. Janez (Yanez) e cila kishte akuzuar z. Fernandez për keqtrajtim gjatë bashkëjetesës së tyre në rezidencën presidenciale.
“Turpi nuk mjafton”, komentoi presidenti, Javier Milei nga profili i tij në Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments