top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELA TËRHOQI AMBASADORIN E SAJ NË MBRETËRINË E SPANJËS: U THIRR EDHE AMBASADORI SPANJOLL NË KARAKAS.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Karakas, Venezuelë | Venezuela ka tërhequr për konsultime ambasadorin e saj në Mbretërinë e Spanjës.

 

Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm Ivan (Yvan) Gil të enjten, pak orë pasi kryeministri spanjoll priti në Madrid kundërshtarin e tij venezuelian Edmundo Gonzalez Urrutia, i cili ka gjetur azil politik në Spanjë.

 

Në përgjigje të deklaratës së ministres spanjolle të mbrojtjes, Margarita Robles, e cila e përcaktoi qeverinë e diktatorit çavisto-komunist nikolas (Nicolas) Maduro si një diktaturë, Venezuela vendosi të tërheqë në konsultime ambasadorin e Venezuelës të akredituar në Mbretërinë e Spanjës, Gladis Gutierrez.

 

Ambasadori spanjoll i akredituar në Karakas, Ramon Santos Martinez, është thirrur sot për shpjegime.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page