top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË: U GJEND VENDI KU MBAHEJ VEPRIMTARJA POLITIKE OROPEZA | NDODHET NË SELINË E SEBINIT (SHËRBIMI SEKRET I QEVERISË SË DIKTATORIT ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS MADURO (NICOLÁS MADURO)).

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Karakas, Venezuelë | Z. Omar Mora Tosta, avokati i znj. María Oropeza, konfirmoi se udhëheqësja politike e partisë Vente Venezuela e drejtueses së opozitës Maria Korina Makado (Maria Corina Machado), përfundoi në burg në Helicoide, selia e Sebinit, shërbimi sekret i qeverisë së diktatorit çavisto-komunist Nikolas Maduro (Nicolás Maduro).

 

Pas 10 ditësh ankthi, duke vizituar çdo ditë Gjykatat e Kontrollit të Terrorizmit dhe Policisë, sot pasdite mamasë së Marias, zonjës Flor Oropeza, iu tha se ku të drejtohej për informacion”, tha avokati Mora Tosta.

 

Menjëherë pas kësaj, gruaja mori konfirmimin se vajza e saj po mbahet në Helicoide, një burg që shërben edhe si qendër torture, sipas ankesave të shumta të paraqitura në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

 

Znj. Maria Oropeza sot akuzohet nga qeveria për terrorizëm dhe nxitje urrejtjeje.

 

Ajo u mor nga shtëpia e saj natën e 6 gushtit 2024 nga oficerët pa urdhër-arresti, të cilët thyen derën ndërsa ajo ishte live në profilin e saj në Instagram.

 

Ndihmë, po më hyjnë në shtëpi, po më prishin derën, kërkoj ndihmë, kërkoj ndihmë nga të gjithë, nuk kam informacion, nuk jam kriminele, jam vetëm një nga qytetarët e shumtë që duan një tjetër Venezuelë dhe unë kemi vetëm Zotin në anën tonë”: këto ishin fjalët e saj të fundit të shoqëruara live nga mbi 5000 njerëz.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page