top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

VENDBANIMI PALAFIT NË FSHATIN LIN TË POGRADECIT U SHPALL “PASURI KULTURORE”.

Tiranë, Shqipëri | Këshilli i Ministrave, i Republikës së Shqipërisë, vendosi sot deklarimin “Pasuri kulturore” të zonës arkeologjike nënujore të vendbanimit palafit të fshatit Lin, në Pogradec.

 

Në mbledhjen e sotme u miratua po ashtu zonifikimi i zonës arkeologjike nënujore “A” të vendbanimit palafit të fshatit Lin në Pogradec, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), si dhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e kësaj zone.

 

Po ashtu në mbledhjen e sotme u miratua edhe deklarimi “Pasuri kulturore e paluajtshme” e dy zonave arkeologjike (A dhe B) të qytetit të Shkodrës.

 

Bashkë me zonifikimin e këtyre zonave arkeologjike sipas koordinatave dhe hartave të zonifikimit në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH) u miratua edhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre.

 

Pasuri kulturore e paluajtshme u deklaruan po ashtu edhe dy prej zonave arkeologjike (A dhe B) në qytetin e Vlorës, për të cilat, u miratua po ashtu edhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page