top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VELIPOJË: U SHPALL NË KËRKIM POLICOR ERSILD ISHMI | AKUZOHET PËR KANOSJE DHE ARMËMBAJTJE PA LEJE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Velipojë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallë në kërkim policor:

1- Z. Ersild Ishmi, me moshë 33 vjeç.

 

Ai akuzohet se kanosi me armë zjarri kuzhinierin e një njësie shërbimi.

 

Kur konstatoi se në vendin e ngjarjes po paraqitej një njësi e Policisë së Shtetit ai hodhi armën e zjarrit dhe u largua.

 

Njoftim | Kanosi me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit gjatë një konflikti të çastit. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim një 33-vjeçar si autor të dyshuar. 33-vjeçari kur konstatoi se po vinin shërbimet e Policisë hodhi armën e zjarrit dhe u largua me shpejtësi ku vijon puna për kapjen e tijë.

 

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë.

 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas njoftimit të marrë se në një lokal në fshatin Pulaj-Plazh, po ndodhte një konflikt, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

 

Nga veprimet e shpejta rezultoi se në lokalin me administrator shtetasin kishte ndodhur një konflikt i çastit mes shtetasve 20 vjeç, kamarier i lokalit dhe shtetasit 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, kuzhinier i lokalit.

 

Në konflikt ishte përfshirë dhe shtetasi 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili kishte kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit.

 

33-vjeçari kur ka parë shërbimet e Policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u larguar me shpejtësi ku vijon puna për kapjen dhe arrestimin e tij.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page