Dehli i Ri, Indi | Muzikanti Zakir Hussain, perkusionisti që ishte mjeshtri më i madh i tablas në Indi, ka vdekur në një klinikë në Shën Françesk (San Francisko), të Amerikës.
Ai ishte 73 vjeç dhe vdiq nga problemet me mushkëritë, teksa po trajtonte një sëmundje të zemrës që e kishte prekur prej disa kohësh.
Artisti, i konsideruar si një legjendë kishte magjepsur botën me ekzekutimin e tij të pashembullt të ritmeve dhe copëzave të muzikës tradicionale indiane.
Përveçse muzikant, ai ishte edhe kompozitor dhe aktor.
Në ndërthurjen e tij të klasicizmit indian dhe muzikës botërore, duke performuar që në moshën 12-vjeçare, Hussain, të cilin të gjithë në Azi e quanin me titullin nderues “Ustad, Master”, i dha tablës një identitet të ri.
Përveç shumë çmimeve të tjera, duke përfshirë çmimet më të larta indiane, shkurtin e kaluar ai ishte muzikanti i parë indian që mori tre Grammy në ceremoninë e 66-të vjetore, për albumin më të mirë muzikor global, performancën më të mirë muzikore globale dhe albumin më të mirë instrumental të muzikës bashkëkohore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments