top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VDIQ PRESIDENTI I KOMITETIT NDËRKOMBËTAR TË AUSHVICIT | MARIAN TURSKI ISHTE 98 VJEÇ; JETONTE NË VARSHAVË; PUNONTE SI GAZETAR.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Varshavë, Poloni | Z. Marian Turski, president i Komitetit Ndërkombëtar të Aushvicit dhe një nga të mbijetuarit e Holokaustit, vdiq në Varshavë në moshën 98-vjeçare.

 

Këtë e ka bërë të ditur vetë komisioni në faqen e tij të internetit.

 

Z. Kristof Heubnër (Christoph Heubner), nënkryetar i komisionit, tha: “Deri në ditët e fundit të jetës së tij, Marian Turski, si gazetar dhe dëshmitar i kohës, i ndoqi me shqetësim gjithnjë e më të madh zhvillimet politike. Ai ishte i tronditur nga ringjallja e ideologjive antisemite dhe të ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën dhe nga retorika e dhunshme me të cilën përfaqësuesit e këtyre ideologjive u përpoqën të radikalizonin veçanërisht të rinjtë”.

 

Deklarata kujton gjithashtu fjalimin e fundit të z. Turski në Bundestag, në Berlin, për të përkujtuar përvjetorin e tetëdhjetë të atyre ditëve të çlirimit të mos zbehet nëse të gjithë ju nuk qëndroni të heshtur.

 

Ai u burgos me familjen e tij në geto në Lodz në vitin 1942 dhe u deportua në Aushvic në vitin 1944.

 

Pas çlirimit u bë gazetar në Varshavë.

 

Këtu ai gjithashtu bashkëthemeloi Muzeun e Historisë së Hebrenjve Polakë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page