Uashington, Amerikë | Znj. Heti Uinër (Hattie Wiener), një aktore, ish-balerinë dhe seksologe, e cila u bë e famshme në të 70-at për promovimin e seksit me meshkuj të rinj, viq.
Ajo ishte 88 vjeçe dhe vuante nga probleme me zemrën.
Kështu shkruan gazeta amerikane Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times).
Sipas vajzës së saj, Rama Dunajeviç (Dunayevich), znj. Uinër (Wiener) zgjodhi të vdiste duke refuzuar ushqimin dhe lëngjet.
E mbiquajtur “Gjyshja Tinder” dhe “Puma më e Vjetër në Botë”, emërtime me të cilat ajo mburrej, seksologia filloi të përkrahte seksin me burra të rinj pas divorcit të saj në 1984, në moshën 48-vjeçare në atë kohë.
Seksi promovohet edhe për efektet e tij të dobishme në shëndet. Në vitin 2009 ai botoi edhe një libër, “Sex and the Single Senior”.
Megjithatë, famë erdhi në vitin 2010 kur asaj iu kushtua një dokumentar, me titull “Seksi i çuditshëm”.
“E kuptova - tha ajo - se duke fjetur me burra të rinj po e filloja përsëri jetën time. Burri im ishte më i ri dhe kishim seks të mrekullueshëm. Tani po e përsëris atë model vetëm se nuk është me burrin tim ose me dikë tme moshën e tij.”
“Të jesh një pumë - vuri në dukje ajo - ose një grua e moshuar që bën seks me djem të rinj prodhon të gjitha llojet e stereotipeve për një grua të moshuar, dhe shumica e tyre janë antiseksuale. Kështu që unë i mora të gjitha ato stereotipe dhe bëra të kundërtën.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント