top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

VDIQ LEGJENDA E MUZIKËS BRAZILIANE SERXHO (SÉRGIO) MENDES: KËNGA “MAS QUE NADA” PATI SUKSES TË MENJËHERSHËM NË MBARË BOTËN | VDIQ NË LOS ANXHELOS NË MOSHËN 83-VJEÇARE PËR SHKAK TË EFEKTEVE TË COVID 19

Los Anxhelos, Amerikë | Muzikanti Brazilian Serxhio (Sérgio) Mendes, i cili u bë i njohur dhe i dashur nga audienca ndërkombëtare në vitet 1960 me grupin Brasil '66, ka vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos për shkak të problemeve që lidhen me Covid 19.

 

Ai ishte 83 vjeç.

 

Familja njoftoi në një deklaratë se shëndeti i kompozitorit dhe organizatorit ishte përkeqësuar ndjeshëm për shkak të simptomave të zgjatura të koronavirusit.

 

Ai ndërroi jetë i qetë. Në krah të tij ishin gruaja dhe partnerja e tij muzikore prej 54 vitesh, Gracinha Leporace Mendes dhe fëmijët e tyre”, shkruhet në shënim.

 

Artisti Mendes ka lënë një trashëgimi muzikore prej 35 albumesh me të cilat eksploroi tingujt e bossa nova, folk dhe xhaz, duke gjetur tregun e tij më të favorshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Ai fitoi tre çmime Grammy dhe u nominua për një Oscar.

 

Për herë të fundit ai kishte performuar live në nëntor 2023 me koncerte në Paris, Londër dhe Barcelonë.

 

I lindur në Niterói, Río de Zhanerio (Janeiro), më 11 shkurt 1941, artisti Mendes studioi piano klasike si fëmijë.

 

Babai i tij ishte mjek dhe donte që i biri të ndiqte të njëjtën karrierë, por iu desh të ndryshonte mendje kur u përball me talentin dhe pasionin e të riut për xhazin.

 

Kur më pa në koncert me grupin tim dhe kuptoi se nuk isha i keq, ai u qetësua dhe më la të vazhdoj rrugën time”, kujton artisti Mendes në një intervistë të vitit 1964.

 

Ai u transferua në Los Anxhelos te prestigjiozja Capitol Records dhe formoi grupin Brasil '65.

 

Pas publikimit të dy albumeve komercialisht të pasuksesshëm, grupi rekrutoi dy këngëtarë amerikanë, Lani Hall dhe Bibi Vogel, për të kënduar në anglisht dhe e quajtën veten Brasil '66.

 

Kënga “Mas que nada”, e prodhuar nga Herb Alpert, e pushtoi grupin me njohje dhe sukses të menjëhershëm në mbarë botën.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page