Bulqizë, Shqipëri | Një aksident automobilistik i rëndë ngjau në aksin rrugor “Ura e Çerenecit-Librazhd”.
I vdekur mbeti drejtuesi i automjetit, z. Kujtim Beqiri, me moshë 63 vjeç.
Dy veta u transportuan drejt spitalit të Bulqizës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim | Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Ura e Çerenecit – Ostren, shtetasi K.B., rreth 63 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë 63-vjecari, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments