Rrogozhinë, Shqipëri | Mëngjesin e sotëm, më datë 26 gusht 2024, në Spitalin e Rrogozhinës vdiq z. Erlad Helshani, i lindur më 23 shkurt 1981 dhe banues në Kavajë, i dënuar me heqje lirie.
Z. Helshani u gjet pa ndjenja nga bashkëvuajtësit e tij, ndërsa po lahej në dush.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekut të institucionit, i cili, e shoqëroi drejt spitalit, z. Helshani vdiq në orën 09:15, në Spitalin e Rrogozhinës.
Ai trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak gjatë qëndrimit në IEVP Rrogozhinë.
Ai ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj heqje lirie për prodhim të lëndëve narkotike.
Ngjarja po hetohet dhe janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme.
Janë njoftuar menjëherë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje (SHKBSB), Komisariati i Policisë Rrogozhinë, Prokuroria, dhe familjarët e të ndjerit, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta familjes së të ndjerit.
Z. Erland Helshani u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Kavajë) me 1 prill 2023, me akuzën për prodhim dhe shitje droge.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
header.all-comments