Prishtinë, Kosovë | Kumtohet se znj. Hava Jashari (Gashi) ka vdekur sot (23 shtator 2024).
Ky lajm është bërë publik nga z. Bekim Hamëz Jashari përmes një shënimi në rrjetet sociale virtuale.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot.
Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm.
Ceremonia mortore do të mbahet sot më 23.09.2024, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc-Skenderaj. Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona”, thuhet në shënimin e z. Bekim Hamëz Jashari.
Agjencia Telegrafike Vox (Voks) u shpreh ngushëllime familjarëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios