VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: ERËRAT E LUFTËS PO KTHEHEN; MOS E SHUANI SHPRESËN; RRUGA E DIALOGUT DHE DIPLOMACISË ËSHTË E VETMJA RRUGË DREJT PAQES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 12
- 1 min read
Kastel (Castel) Gandolfo, Lacio, Itali | “Fatkeqësisht, erërat e luftës po fryjnë përsëri në Lindjen e Mesme, në Ukrainë dhe në shumë pjesë të tjera të botës, duke mbjellë dhunë, terror dhe vdekje, dhe duke goditur përsëri kaq shumë njerëz të pafajshëm.
Le të mos i lejojmë këto erëra të shuajnë flakën e shpresës dhe të paqes, edhe kur ajo duket e brishtë dhe e lëkundur”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të në Engjëllin (Angelus) e mbajtur në Kastel Gandolfo.
“Rinovoj shpresën time se rruga e dialogut, e takimit dhe e diplomacisë do të ndiqet me këmbëngulje, e vetmja rrugë e aftë të çojë në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, në të cilën popujt mund të jetojnë të pajtuar, në siguri të ndërsjellë dhe me respekt për dinjitetin e çdo personi”, - tha Pap Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments