top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VATIKAN: KJO ËSHTË MAKINA E RE E PAPA FRANÇESKUT | TËRËSISHT ELEKTRIKE: U DESHËN QINDRA ORË PUNË PËR TA NDËRTUAR.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Vatikan | Vatikani prezantoi sot automjetin e ri të Papës, një Mercedes-Benz elektrik me kapakë të hapur, të cilin Papa Françesku do ta përdorë kur të përshëndet me pelegrinët në sheshin e Shën Pjetrit.

 

Makina është një version i modifikuar i G-Class luksoz të përmasave të mesme të prodhuesit gjerman të automjeteve.

 

Ka një pozicion të ngritur për Papa Françeskut, në mënyrë që turmat ta shohin më lehtë.

 

Automjeti është i bardhë - ngjyra tradicionale e papës - dhe ka një sedilje të ngrohur dhe një dorezë ku Papa Françesku mund të mbështetet për të mbajtur ekuilibrin kur qëndron në këmbë.

 

Çdo detaj është perfekt”, tha z. Sten Ola Kalenius, CEO i Mercedes-Benz Group.

 

U deshën qindra orë punë (...) për të ndërtuar një makinë papale të veçantë”, shtoi ai.

 

Vatikani nuk specifikoi se kur do të lëshohet automjeti i ri. Mercedes nuk pranoi të thoshte se sa kushtonte.

 

Pap Françesku, i cili u zgjodh papë në muajin mars të vitit 2013, shmang përdorimin e automjeteve të blinduara dhe preferon të jetë sa më afër botës. Ai gjithashtu ka theksuar shumë herë se sa rëndësi i kushton çështjeve mjedisore.

 

Mercedes e quajti automjetin e ri makina e parë tërësisht elektrike papale, por pap Françesku ka përdorur makina elektrike në disa nga udhëtimet e tij jashtë vendit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page