Uashington, Amerikë | Të rinjtë me varësi nga interneti përjetojnë ndryshime në tru që mund të çojnë në sjellje më të varura.
Kjo sugjerohet nga një studim i publikuar në Plos Mental Health, i cili ekzaminoi 12 studime të mëparshme: ato përfshinin 237 të rinj nga 10 deri në 19 vjeç, gjatë një periudhe 10-vjeçare, të cilët u diagnostikuan me varësi nga interneti.
“Adoleshenca është një fazë vendimtare e zhvillimit gjatë së cilës njerëzit kalojnë nëpër ndryshime të rëndësishme në biologjinë, njohjen dhe personalitetin e tyre”, tha z. Maks Çeng (Max Chang), autori kryesor i studimit dhe studiuesi në Institutin e Shëndetit të Fëmijëve në Great Ormond Street, rrjedhimisht, gjatë kësaj periudhe truri është veçanërisht i prekshëm ndaj impulseve që lidhen me varësinë nga interneti, si përdorimi kompulsiv, dëshira për të përdorur tastierën dhe konsumi i medias.
Sipas studimit, efektet e varësisë në internet ishin të dukshme në rrjetet e shumta nervore në trurin e të rinjve të ekzaminuar dhe aktiviteti i shtuar u vu re në disa pjesë kur pjesëmarrësit pushonin.
Në të njëjtën kohë, pati një rënie të përgjithshme të lidhjes funksionale në pjesët e trurit të përfshira në të menduarit aktiv, pjesa përgjegjëse për kujtesën dhe vendimmarrjen.
“Rezultatet e studimit tonë tregojnë se kjo mund të çojë në ndryshime potencialisht negative të sjelljes dhe zhvillimit që mund të ndikojnë në jetën e adoleshentëve”, tha z. Çeng (Chang).
Për shembull, ata mund të kenë vështirësi në ruajtjen e marrëdhënieve dhe aktiviteteve sociale, duke gënjyer për aktivitetin dhe përvojën në internet dhe ushqimin e parregullt dhe gjumin e ndërprerë.
“Në fund të fundit, studiuesi shpreson që gjetjet do të demonstrojnë si varësia nga interneti ndryshon lidhjen midis rrjeteve të trurit në adoleshencë”, gjë që do të lejonte që shenjat e hershme të varësisë nga Interneti të trajtohen në mënyrë efektive.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit