Durrës, Shqipëri | Z. Vangjel Parangoni, me moshë 60 vjeç, mbeti i plagosur me armë të ftohtë (thikë) në lagjen numër 6, të qytetit të Durrësit.
Nuk dihen ende motivet e aktit kriminal të ndërmarrë ndaj tij, por, autoritetet vendore të hetimit penal gjenden në vendngjarje.
I plagosuri është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Njoftim | Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar.
Në lagjen nr. 6, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi R. Ll., rreth 45 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. P., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. Ll., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments