VAN KOXHA U VRA NË ITALI: ISHTE I PËRFSHIRË NË TREGTI DROGËRASH | AUTORITETET ITALIANE ARRESTUAN DORASIT POR IDENTITETET E TYRE NUK PO BËHEN PUBLIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 27, 2024
- 1 min read

Fermo, Itali | Strukturat italiane të hetimit penal konstatuan se z. Van Koxha kishte vdekur si pasojë e një sulmi kriminal të ndërmarrë ndaj tij.
Akti i vrasjes ngjau më 25 nëntor 2024.
Dorasit i kishin zënë pusi dhe i ranë me thikë.
Viktima ishte në shoqërinë e vëllait të tij kur u ndërmuar sulmi kriminal me armë të ftohtë, i cili, mbeti i plagosur lehtë.
Autoritetet italiane kanë arrestuar dorasit, identitetet e të cilëve nuk bëhen publike.
Viktima ishte subjekt që vepronte në Itali, i përfshirë në tregti drogërash.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments