Uashington, Amerikë | Alarm nga temperaturat e larta për 100 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, me rrezikun e ndërprerjeve masive për shkak të numrit të kondicionerëve në punë në të gjithë vendin.
Këtë e kanë raportuar mediat amerikane.
Një emergjencë nxehtësie është nisur në kryeqytetin Uashington, me temperatura mbi 35 gradë celcius ku shumë dyqane janë mbyllur si masë paraprake.
Alarm edhe në Kaliforninë Jugore, ku po punohet për kontrollin e zjarreve dhe ku termometri ka arritur në 40 gradë.
Në Aioua (Iowa), megjithatë, një paralajmërim për përmbytje është në fuqi për shkak të reshjeve të tepërta dhe në Dakotën e Jugut, nëntë persona janë shpëtuar në 24 orët e fundit për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shiu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments