top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VËLLEZËRIT PRENDI U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR NË LIDHJE ME SULMIN ME ARMË ZJARRI NDAJ AUTOMJETIT TË BLINDUAR NË FSHATIN RRANXË TË VAUT TË DEJËS.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit Policia identifikuan personat e përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme (23 gusht 2024) në fshatin Rranxë, në Vaun e Dejës.

 

Po vijojnë intensivisht kontrollet për kapjen e tre autorëve të dyshuar që qëlluan me armë zjarri ndaj një automjeti tip “Audi”, brenda tij ndodheshin dy veta.

 

Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.

 

Njoftim | Në vijim të hetimeve intensive të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Renda i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes se ndodhur në fshatin Rrenxë të Vau të Dejës, është bërë e mundur identifikimi i palëve të përfshira dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me paramendin“ e mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit””, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Më herët raportuan se policia ka shpallur në kërkim vëllezërit Prendi dhe një person tjetër si autor të dyshuar të ngjarjes.

 

Mendohet se njëri prej tyre ka qëlluar nga një motor me automatik kallashnikov në drejtim të automjetit të blinduar tip “Audi” ndërsa të tjerët kanë qenë në një automjet tip “BMW” që është sekuestruar nga policia.

 

Automjeti tip “BMW” është i dëmtuar edhe ai nga plumbat duke ngritur dyshime se ka patur shkëmbim zjarri.

 

Është ende e paqartë se kush janë personat që ndodheshin në automjetin e blinduar, të cilët pasi janë gjendur përballë kësaj prite me armë zjarri, dyshohet se janë kundërpërgjigjur.

 

Automjeti tip “Audi” që u qëllua ka qenë në ecje e sipër dhe dyshohet se personat që ndodheshin brenda po shkonin tek vëllezërit Prendi për një konflikt të dyshuar mes tyre por janë pritur me armë zjarri.

 

Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e vëllezërve Prendi, në fshatin Rranxë, por duke qenë se nuk i kanë gjetur atje është bërë shpallja e tyre në kërkim policor.

 

Personat e ndodhur në automjetin tip “Audi” dyshohet se janë larguar me një makinë tjetër, e cila ishte në mbështetje të tyre.

 

Policia ka mbledhur kamerat e sigurisë në zonën përreth duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe sekuestrimin e automjetit tip “BMW”.

 

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes kriminale.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page