USHTRIA IZRAELITE THA SE NUMRI I HAMASIT PËR 100 TË VRARË ËSHTË I EKZAGJERUAR: SIPAS SAJ 20 JANË TERRORISTËT E VRARË | U GODIT DHOMA E KONTROLLIT KUR NË ZONË NUK KISHTE GRA DHE FËMIJË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 10, 2024
- 1 min read
Jeruzalem, Gazë | Ushtria izraelite (IDF) tha se vrau të paktën 20 terroristë, duke përfshirë komandantë të rangut të lartë të Hamasit, të cilët, ndodheshin në dhomën e komandës së ngritur në shkollën në qytetin e Gazës.
Këtë e kanë raportuar mediat izraelite.
IDF kundërshton pretendimet e Hamasit se më shumë se 100 palestinezë u vranë në sulm.
“Sipas një ekzaminimi paraprak, shifrat e publikuara nga Gaza janë të ekzagjeruara dhe nuk korrespondojnë me informacionin që disponon IDF, municionin e përdorur dhe saktësinë e sulmit”, deklaron ajo, duke shtuar se ka një video në të cilën është parë se nuk kishte gra apo fëmijë në zonë përpara sulmit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments