Bregu Perëndimor | Një aktivist amerikan me origjinë turke, Aysenur Ezgi Eygi, me moshë 26 vjeç, vdiq sot pasi u qëllua në kokë nga forcat izraelite në Beita, një qytet që ndodhet në jug të Nablusit, në Bregun Perëndimor, teksa merrte pjesë në një protestë.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa.
E reja ka lindur në vitin 1998 në Antalia, një qytet në bregdetin e Mesdheut në jug të Turqisë, shkruan agjencia turke Anadolu, sipas së cilës, viktima u transferua në spitalin Rafidiye në Nablus pasi u godit, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin jetën e saj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments