USHTRIA IZRAELITE (IDF) U KËRKOI QYTETARËVE IRANIANË QË TË EVAKUOHEN NGA ZONAT PRANË VENDEVE USHTARAKE SEPSE JETA E TYRE ËSHTË NË RREZIK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 15
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Ushtria izraelite (IDF) u ka bërë thirrje iranianëve të evakuohen nga zonat pranë instalimeve ushtarake”.
Në një deklaratë të botuar në rrjetin social visrtual Iks (X), ushtria izraelite tha se kërkon evakuimin e menjëhershëm të të gjithë atyre që aktualisht ndodhen pranë instalimeve ushtarake në Iran, duke theksuar se jeta e tyre është në rrezik.
Deklarata u botua në arabisht dhe persisht nga zëdhënësi arabishtfolës i ushtrisë izraelite, Aviçei (Avichay) Adraee.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments