USHTRIA E IZRAELIT SULMOI JEMENIN: TË PAKTËN 21 TË PLAGOSUR | 30 AVIONË LUFTARKË HODHËN RRETH 50 BOMBA: PORTI I HODEIDAS DHE IMPIANTET E PRODHIMIT TË ÇIMENTOS PËR PRODHIMIN E ARMËVE U SHKATËRRUAN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 5
- 1 min read

Jeruzelm, Izrael | Izraeli nisi sot një sulm ndaj Jemenit, duke hedhur të paktën 50 bomba.
Një burim sigurie izraelit tha se porti i Hodeidas dhe impiantet e prodhimit të çimentos që përdoreshin për prodhimin e armëve u shkatërruan.
“Ky është një sulm shumë i fortë dhe nuk do të jetë i fundit. Lojërat kanë mbaruar”, tha i njëjti burim.
Për vite me radhë, armët e dërguara te Huthitë nga Irani kanë mbërritur në port.
Ushtria e Izraelit (IDF) konfirmoi sulmet, duke thënë se ato ishin një përgjigje ndaj sulmit të djeshëm me raketa të Huthivenë aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit dhe sulmeve të mëparshme.
Sipas televizionit “al Arabiya” të Arabisë Saudite, më shumë se 30 avionë luftarakë izraelitë sulmuan portin dhe aeroportin ushtarak në Hodeida, ndërsa ministria e shëndetësisë e Jemenit e udhëhequr nga rebelët tha se të paktën 21 persona u plagosën në sulme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments