Jorku i Ri, Amerikë | Indinjata dhe paralajmërimet e OKB-së dhe Italisë nuk ishin të dobishme.
Izraeli sulmoi pozicionet e UNIFIL-it në Libanin jugor për herë të dytë në 48 orë, duke hapur zjarr mbi një post vëzhgimi në selinë e Nakurës (Naqura) dhe duke plagosur dy paqeruajtës të tjerë, nga Sri Lanka, njëri prej të cilëve, është në gjendje të rëndë.
Në Labbouneh, megjithatë, më afër Vijës Blu në kufirin midis dy vendeve, një pjesë e murit të demarkacionit të bazës 1-31 u shemb, i drejtuar nga ushtarë italianë dhe tashmë i goditur nga të shtënat e tankeve të IDF-së një ditë më parë.
Sipas rindërtimit të siguruar nga UNIFIL-i, disa mure T të pozicionit tonë 1-31 ranë kur një buldozer i IDF-së goditi perimetrin dhe tanket e ushtrisë izraelite u zhvendosën pranë pozicionit të OKB-së.
“Paqeruajtësit tanë mbetën në vend”, shtoi misioni në një deklaratë, duke njoftuar se kishte dërguar gjithashtu një forcë të reagimit të shpejtë UNIFIL-it për të ndihmuar dhe përforcuar pozicionin.
Nuk ishte një sulm i mëtejshëm ndaj bazave italiane, megjithatë, saktësoi Ministria e Mbrojtjes, duke shpjeguar se në atë vend po punohet për restaurimin e artefakteve të dëmtuara ditët e fundit dhe se operacionet ishin planifikuar dhe kryer jashtë në koordinim midis njësive italiane të UNIFIL-it, Forcave të Armatosura Libaneze dhe Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Izraeli siguron se dëshiron të hedhë dritë mbi sulmet ndaj forcave të OKB-së dhe se ka nisur një hetim të thelluar në nivelin më të lartë.
Bazuar në një ekzaminim fillestar të incidentit të sotëm në Nakura (Naqura), ushtria izraelite raportoi se kishte identifikuar një kërcënim rreth 50 metra nga pozicioni i UNIFIL-it dhe se ishte përgjigjur me zjarr në atë drejtim, duke e goditur atë.
Prandaj, dy paqeruajtësit e kontingjentit të Sri Lankës u plagosën pa dashje gjatë luftimeve me Hezbollahun, të cilin, Izraeli e akuzon për përdorimin e strukturave civile dhe UNIFIL-it si mburoja.
Më tej, shpjegon Ushtria e Izarelit (IDF), orë para incidentit, ushtria u kishte dhënë udhëzime paqeruajtësve që të hynin në hapësirat e mbrojtura dhe të qëndronin atje.
“Këto incidente i ekspozojnë edhe një herë paqeruajtësit tanë ndaj rreziqeve shumë serioze”, protestoi misioni i OKB-së, por i vendosur të mos heqë dorë nga pozicioni i tij.
“Ushtria italiane nuk do ta braktisë bazën”, konfirmoi ministri Guido Korseto (Crosetto), me fuqinë e një rezolute të Këshillit të Sigurimit, 1701, zbatimi i plotë i së cilës tashmë po kërkohet nga shumë palë, përfshirë Izraelin.
“Ushtarët italianë nuk e prekin njëri-tjetrin”, gjëmonte edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani, duke njoftuar se i kishte shkruar sërish kolegut të tij Israel Kac (Katz) dhe presidentit izraelit Isak (Isaac) Hergoz për të kërkuar rezultatet e hetimit të shpallur për sulmet, që u përkufizuan si krejtësisht të papranueshme, dhe të paktën një falje.
“Nëse vazhdojnë, nuk është më një aksident”, tha ai.
Por nuk është vetëm Italia (e cila ka kontigjentin më të madh në Liban me 1200 ushtarë) që kërkon respekt dhe shpjegime nga Izraeli.
Si Parisi ashtu edhe Madridi (të pranishëm në radhët e UNIFIL-it me 700 ushtarë francezë dhe 680 spanjollë thirrën ambasadorët e shtetit hebre në vendet e tyre përkatëse për të zyrtarizuar dënimin e prerë të incidentit dhe për të urdhëruar Izraelin të ndërpresë sulmet ndaj helmetave blu.
“Është e papranueshme, nuk duhet të ndodhë më kurrë”, gjëmonte Emanuel Makron, pasi foli për këtë me kryeministrin spanjoll Pedro Sançez (Sanchez) dhe kryeministren italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni në Qipro për samitin Med9.
“Ndërprerja e eksportit të armëve në Izrael është e vetmja levë për t'i dhënë fund konflikteve në Liban dhe Gaza”, shtoi presidenti francez, duke rinisur, së bashku me kryeministrin spanjoll, propozimin e embargos.
Presidenti amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden) i kërkoi gjithashtu Izraelit të ndalonte sulmet ndaj forcave të OKB-së.
Ashtu si kreu i Pentagonit Lloid Ostin (Lloyd Austin), i cili, ftoi ministrin izraelit Joav (Yoav) Gallant në një telefonatë për të garantuar sigurinë e paqeruajtësve dhe për të kaluar nga operacionet ushtarake në një rrugë diplomatike sa më shpejt të jetë e mundur.
Londra tha se ishte e tmerruar nga të shtënat drejt UNIFIL-it, ashtu si Moska dhe Pekini shprehën indinjatën dhe shqetësimin e tyre.
Prandaj, të pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dënuan sulmet izraelite.
Në OKB nuk ka mendime të dyta për ripozicionimin e misionit paqeruajtës në Liban, të përcaktuar si të domosdoshëm - të paktën për momentin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments