USHTRIA E IZARELIT (IDF) URDHËROI EVAKUIMIN E POPULLATËS NGA GAZA QENDRORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 2
- 1 min read

Gazë | “Një paralajmërim serioz për të gjithë ata që jetojnë në zonën e Qytetit të Gazës, në lagjet Al-Tuffah, Al-Daraj dhe Qytetin e Vjetër”.
“Ushtria e Izarelit (IDF) po vepron me dhunë ekstreme në zonë dhe do të sulmojë çdo zonë të përdorur për të lëshuar raketa drejt Shtetit të Izraelit”.
Ky është paralajmërimi i lëshuar në rrjetin social virtual Iks (X) nga z. Aviçai (Avichay) Adraee - zëdhënësi në gjuhën arabe i ushtrisë izraelite.
“Evakuohuni menjëherë në jug dhe shmangni kthimin në zonat e luftimeve. Siç është thënë tashmë, shkatërrimi i organizatave terroriste do të vazhdojë dhe do të shtrihet në qendër të qytetit dhe do të përfshijë të gjitha lagjet”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires