top of page
E BARDHË SHIRIT.png

USAID-i MBËSHTETI ME MILIONA $ 6200 GAZETARË; 707 MEDIA + 279 ORGANIZATA TË SHOQËRISË CIVILE AKTIVE NË SEKTORIN E INFORMACIONIT NË 30 VENDE TË NDRYSHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 6
  • 3 min read

Uashington, Amerikë | Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe agjenci të tjera kanë vjedhur miliarda dollarë nga taksapaguesit e vendit, duke i shpërndarë shumë nga ato para në mediat e lajmeve të rreme si shpërblim për raportimin pozitiv ndaj demokratëve.

 

Këtë e ka shkruar presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) në një postim të publikuar sot, më 6 shkurt 2025, në platformën e tij të rrjeteve sociale “Truth”, tërësisht me shkronja të mëdha.

 

Leleku i krahut të majtë i njohur si ‘Politico’ duket se ka marrë 8 milionë dollarë. A mori para 'New York Times'? Kush tjetër mori ndonjë? Ky mund të jetë skandali më i madh nga të gjithë, ndoshta më i madhi në histori! Demokratët nuk mund të fshihen. Shumë e madhe, shumë e ndyrë!”, tha presidenti Tramp.

 

Në këto orë, informacionet për kontratat ekzistuese mes agjencive federale të ShBA-së dhe disa gazetave të rëndësishme po gjejnë tirazh të gjerë në rrjetet sociale virtuale.

 

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë i miliardierit Illn Mask (Elon Musk) njoftoi në rrjetin social virtual Iks (X) se kishte anuluar një marrëveshje abonimi prej 500000 dollarësh të NASA-s me gazetën “Politico”, si dhe marrëveshjet me gazetën “The New York Times”, e cila ishte caktuar të merrte 4.1 milion dollarë nga qeveria e SHBA në muajin gusht të vitit 2024.

 

Z. Mask (Musk) gjithashtu nxori në dritë një kontratë me vlerë më shumë se 9 milionë dollarë të nënshkruar nga Departamenti i Mbrojtjes me agjencinë e lajmeve “Reuters” për aktivitete që synojnë identifikimin dhe kundërshtimin e operacioneve të inxhinierisë sociale dhe mashtrimit të qytetarëve amerikanë.

 

Miliarderi me origjinë nga Afrika e Jugut ndau gjithashtu një raport të cituar nga Columbia Journalism Review se USAID mbështeti 6200 gazetarë, 707 media dhe 279 organizata të shoqërisë civile aktive në sektorin e informacionit në 30 vende të ndryshme.

 

Në një postim tjetër këtë mëngjes në rrjetin social virtual “Truth” presidenti Tramp (Trump) sulmoi gjithashtu transmetuesin CBS-në dhe emisionin e tij të njohur “60 Minutes”, i cili, sipas tij mashtroi publikun amerikan duke bërë diçka që nuk është parë kurrë më parë.

 

Ata hoqën 100 për qind të përgjigjeve të tmerrshme nga kandidatja e atëhershme demokrate presidenciale Kamala Harris dhe i zëvendësuan me përgjigje krejtësisht të ndryshme dhe shumë më të mira të intervistës.

 

Referenca është për një intervistë të transmetuar tetorin e kaluar, përpara votimit.

 

Këto janë ‘gjëra’ që ndryshojnë zgjedhjet, ndërhyrje në zgjedhje dhe thjesht mashtrim i votuesve në një shkallë që nuk e kemi parë kurrë më parë.


CBS duhet të humbasë licencën e tij, mashtrimet e 60 minutave duhet të eliminohen të gjitha dhe ky program i turpshëm ‘lajmesh’ duhet të ndalet menjëherë.


Me skandalin e ri demokrat që sapo doli në lidhje me pagesat e paligjshme të shumave të mëdha të parave nga USAID për ‘Politico’ dhe media të tjera, duhet pyetur nëse CBS-i është paguar për të kryer këtë MASHTRIM.


Shumë pyetje të tjera do të vijnë! Ky do të jetë SKANDALI më i madh radioteleviziv në histori!!!”, tha presidenti Tramp (Trump).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page