Moskë, Federata Ruse | “Të paktën 400000 veta janë të bllokuar në veri të Rripit të Gazës dhe urdhrat e fundit të evakuimit nga autoritetet izraelite po i detyrojnë njerëzit të ikin përsëri, veçanërisht nga kampi Jabalia (Jabalya)”, tha z. Filipe Laxarini (Philippe Lazzarini), kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA).
“Ai nënvizoi se strehëzat dhe shërbimet janë të detyruara të mbyllen. Disa për herë të parë që nga fillimi i luftës. Me mungesën pothuajse totale të nevojave elementare, uria po përhapet dhe po përkeqësohet - vazhdon mesazhi - Ky operacion i fundit ushtarak kërcënon edhe zbatimin e fazës së dytë të fushatës së vaksinimit ndaj poliomielitit për fëmijët. Fëmijët janë, si gjithmonë, të parët dhe më të prekurit. Ata meritojnë shumë më tepër, ata meritojnë një armëpushim, tani, ata meritojnë një të ardhme”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti