UNICEF-i RAPORTON SE 47 SHKOLLA JANË SHKATËRRUAR NGA BANDAT KRIMINALE NË HAITI BRENDA NJË MUAJI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 28
- 1 min read

Port-au-Prince, Haiti | Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka denoncuar se organizatat kriminale të Haitit kanë shkatërruar gjithsej 47 shkolla në kryeqytetin Port-au-Prince gjatë muajit të kaluar, në atë që UNICEF-i e denoncoi si një përshpejtim të sulmeve të pandërprera të bandave kriminale ndaj çfarë ka mbetur nga sistemi arsimor i vendit.
Shkatërrimi i këtyre shkollave i shtohet atij të 284 godinave të dëmtuara gjatë vitit 2024, duke lënë qindra mijëra fëmijë pa vend për të studiuar.
“Arsimi nuk ka qenë kurrë kaq i kërcënuar”, shton UNICEF-i.
Për shkak të sulmeve, zhvendosjes së detyruar të familjeve nga shtëpitë e tyre dhe rritjes së varfërisë, UNICEF-i vlerëson se një në shtatë fëmijë në Haiti është jashtë shkollës dhe një milion janë në rrezik të braktisjes së saj.
Fondi kërkon ndarjen e 36.5 milionë eurove për të siguruar që 600000 fëmijë nga Haiti të vazhdojnë të kenë akses në arsim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments