top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

UNICEF: 400 MILIONË FËMIJË NËN MOSHËN 5 VJEÇ VUAJNË NDËSHKIMIN FIZIK | 6 NË 10 FËMIJË.

Jorku i Ri, Amerikë | Rreth 400 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç - ose 6 në 10 në këtë grupmoshë globalisht - përjetojnë rregullisht sulme fizike ose ndëshkime trupore në shtëpi.

 

Prej tyre, rreth 330 milionë janë dënuar me mjete fizike.

 

Kjo është ajo që del nga të dhënat e Unicef-it të botuara në Ditën e parë Ndërkombëtare të Lojrave, në muajin kushtuar prindërimit.

 

Gjithnjë e më shumë vende po ndalojnë ndëshkimin trupor të fëmijëve.

 

Më shumë se gjysma e 66 vendeve që e kanë ndaluar këtë praktikë kanë miratuar legjislacion në 15 vitet e fundit, por rreth gjysmë miliardë fëmijë nën 5 vjeç mbeten pa mbrojtje adekuate ligjore.

 

Kur një fëmijë përjeton abuzim fizik ose verbal në shtëpi, ose kur privohet nga mbështetja sociale dhe emocionale e të dashurve, ai mund të ndiejë se ndjenja e tij e vetëvlerësimit dhe zhvillimit është minuar”, tha znj. Kethrin Rasll (Catherine Russell), Drejtore e Përgjithshme e UNICEF-it.

 

Prindërimi i vëmendshëm dhe lozonjar – shtoi ajo – mund të sjellë gëzim dhe t’i ndihmojë fëmijët të ndihen të sigurt, të mësojnë, të ndërtojnë aftësi dhe të orientohen në botën përreth tyre.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page