UNESCO-ja CAKTOI 9 SHKURTIN SI “DITËN BOTËRORE TË GJUHËS GREKE” | DATA LIDHET ME VDEKJEN E POETIT KOMBËTAR TË GREQISË DIONISIOS SOLOMOS (I CILI VDIQ NË VITIN 1857).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 days ago
- 1 min read

Paris, Francë | Bordi ekzekutiv i UNESCO-s, agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara, miratoi të hënën caktimin e 9 shkurtit si “Dita Botërore e Gjuhës Greke”.
Kjo datë shënon përvjetorin e vdekjes së poetit kombëtar të Greqisë, Dionisios Solomos, i cili, vdiq në vitin 1857.
“Kjo është një njohje ndërkombëtare e kohëzgjatjes, universalitetit dhe kontributit të gjuhës greke në trashëgiminë kulturore të njerëzimit. Është një ditë gëzimi dhe krenarie”, tha z. Jorgos Kukucakos (Georgios Koumoutsakos), delegat i përhershëm i vendit në UNESCO, në një deklaratë për Agjencinë Athinë-Maqedonase të Lajmeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments