Kiev, Ukrainë | Qendra e Koordinimit të Sigurisë Kibernetike të Ukrainës ka vendosur të kufizojë përdorimin e Telegramit në agjencitë qeveritare dhe në mesin e ushtrisë.
Këtë e kanë raportuar mediat e Ukrainës.
“Për të minimizuar kërcënimet, është vendosur që të ndalohet instalimi dhe përdorimi i Telegramit në pajisjet zyrtare të punonjësve të qeverisë, personelit ushtarak, punonjësve të sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes dhe ndërmarrjeve që menaxhojnë infrastrukturën kritike”, thotë Qendra.
Sipas SBU dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Telegram përdoret nga rusët për sulme kibernetike, përhapjen e malware dhe gjeolokalizimin e përdoruesve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments