UKRAINA FUNDOSI NËNDETËSEN RUSE 300 MILIONË DOLLARËSHE NË PORTIN E SEVASTOPOLIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 3, 2024
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | Forcat ushtarake ukrainase goditën një nëndetëse të flotës ruse të Detit të Zi, në portin e Krimesë, të Sevastopolit.
Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura të Kievit.
“Nëndetëseja Rostov on Don u godit me sukses dhe nga sulmi u fundos në vend”, thuhet në mesazhin e Shtabit të Përgjithshëm.
“B-237 Rostov on Don është një nga katër nëndetëset e klasit “Kilo” të afta për të përdorur raketat Kalibr dhe hyri në shërbim më 26 dhjetor 2014.
Tashmë në shtator të vitit të kaluar e njëjta nëndetëse ishte goditur dhe dëmtuar nga një sulm me raketa ukrainase.
Kostoja e tij e vlerësuar është 300 milionë dollarë”, raportoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
Shkatërrimi i “Rostov-on-Don” tregon edhe një herë se nuk ka vende të sigurta për flotën ruse në ujërat territoriale ukrainase të Detit të Zi, vazhdon mesazhi, duke specifikuar se katër sisteme ruse të mbrojtjes ajrore ishin dëmtuar gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)





















Comments