Kiev, Ukrainë | “Të paktën pesë veta u vranë sot nga sulmet ruse në rajonet Donetsk dhe Kharkiv”, thanë autoritetet ukrainase.
“Forcat ruse bombarduan pesë komunitete në Donetsk”, tha guvernatori rajonal Vadim Filaskin, duke shtuar se një djalë 15-vjeçar u vra dhe 12 persona u plagosën në Mirnograd, ndërsa dy civilë të tjerë u vranë në komunitetet Novoselivka Persa dhe Shiversk.
Në Kharkiv, guvernatori rajonal Oleh Sinekhubov njoftoi se të paktën dy veta u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga një sulm rus në fshatin Bili Kolodies.
Ky komunitet ndodhet pranë qytetit të Bovçansk (Bovchansk), i cili është vënë në shënjestër të forcave ruse që prej datës 10 maj 2024, të cilat po kryejnë sulme të ashpra në zonën përreth.
Sulmi ajror rus të hënën vrau më shumë se 40 njerëz në pjesë të ndryshme të Ukrainës dhe shkatërroi spitalin më të madh të fëmijëve në Kiev, megjithëse Moska këmbëngul se po godiste vetëm objektiva ushtarake.
Gjatë samitit të NATO-s në Uashington, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mori garanci se forcat e armatosura të Ukrainës do të marrin më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në mënyrë që të kundërshtojnë në mënyrë efektive sulmet ruse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários