UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: DRONËT RUSË GODITËN DY HERË NJË AUTOMJET TË OKB-së NË KHERSON.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 14
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Rusët sulmuan dy herë një automjet të Koordinimit Humanitar të OKB-së me dronë FPV”.
Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X), duke shtuar se kreu i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare dhe tetë anëtarë të tjerë të stafit ishin në bord por askush nuk u lëndua.
“Sulmi me dron i Moskës ndodhi gjatë një misioni humanitar në Kherson”, tha Presidenti Zelenski, duke shtuar se rusët nuk mund të mos ishin në dijeni se cilin automjet po synonin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments