Kiev, Ukrainë | Katërmbëdhjetë veta vdiqën dhe një u plagos në një përplasje mes një minibusi dhe një cisterne, në rajonin perëndimor të Ukrainës, Rivne.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Ihor Klimenko (Klymenko), i cituar nga mediat lokale.
Mes viktimave është edhe një fëmijë gjashtëvjeçar.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Verkhiv, rrethi Rivne.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments