UKRAINË | NJË DRON UKRAINAS GODITI NJË AUTOBUS RUS; 7 TË VRARË DHE 11 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Një sulm me dron ukrainas ndaj një autobusi që udhëtonte nga Moska në Simferopol, Krime, ka vrarë 7 veta dhe ka plagosur 11 të tjerë”.
Kështu njoftuan Autoritetet në rajonin Donetsk të Ukrainës të kontrolluar nga Rusia (vendi ku ndodhi sulmi).
“Në Jenakievo, një dron goditi një autobus që udhëtonte nga Moska në Simferopol; sipas raporteve fillestare, shtatë civilë u vranë.
Njëmbëdhjetë persona të tjerë pësuan lëndime me ashpërsi të ndryshme dhe po marrin trajtim mjekësor”.
Kështu shkroi kreu i administratës vendore të themeluar nga Rusia, Denis Pushilin, në platformën shoqërore virtuale “Telegram”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments